Lavrov: Moska nuk do të ndalë sulmet ajrore pa e mposhtur ISIS-in

​Rusia njoftoi sot se nuk do të ndalë ndërhyrjen ushtarake në Siri pa triumfuar realisht ndaj grupit të Shtetit Islamik, duke hedhur poshtë në mënyrë të nënkuptuar kërkesat për ndërprerjen e sulmeve ajrore në një moment kur bisedimet e brishta të paqes po zhvillohen në Gjenevë.

Bota

03/02/2016 19:24

“Sulmet ajrore ruse nuk do të reshtin për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të mposhtur realisht organizatën e Shtetit Islamik dhe Frontit Al-Nosra, dega siriane e Al-Kaedës”, deklaroi kreu i diplomacisë ruse, Sergueï Lavrov në vizitë në Mascate, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

“Nuk e shoh të arsyeshme përse sulmet ajrore duhet të ndërpriten”, shtoi ai.

Ushtria ruse që nga 30 shtatori po udhëheq një fushatë intensive të sulmeve ajrore, e cila i ka mundësuar ushtrisë si pjesë mbështetëse e presidentit Bachar al-Assad, për të rimarrë kontrollin e territorit në vendin e tij.