Lavrov: Jo Rusia, po SHBA-të po shkelin armëpushimin në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se zbarkimi i trupave amerikane në Kiev dhe trajnimi i forcave të Gardës Kombëtare të Ukrainës nga ana e tyre, është shkelje e Marrëveshjes së Minskut për armëpushim në lindje të Ukrainës.

Bota

23/04/2015 14:53

Lavrov i ka bërë këto akuza gjatë një bisede telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, ka njoftuar ministria e jashtme e Rusisë.

Pak orë përara bisedës telefonike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Rusinë se ka vendosur sisteme të reja të mbrojtjes raketore në lindje të Ukrainës, dhe se është përfshirë në trajnimin e forcave separatiste në zonë.

Në një konferencë për medie në Washington, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se kjo është sasia më e madhe e pajisjeve të mbrojtjes ajrore ruse në lindje të Ukrainës, qysh nga muaji gusht.