Lavrov ankohet se po politizohet procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kritikuar përpjekjet për, siç ka thënë, politizimin e aktiviteteve të agjencisë për kulturë të OKB-së, UNESCO.

Lajme

06/11/2015 12:38

Ai ka folur sot për gazetarët, përpara se t’i adresohej Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris.

“Është e rëndësishme të shmangim politizimin e aktiviteteve të UNESCO-s që po shohim përmes përpjekjeve për të pranuar Kosovën në radhët e kësaj organizate”, ka thënë Lavrov.

Siç raporton Rel, bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka votuar muajin e kaluar për të rekomanduar Kosovën si shtet anëtar, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga Serbia.

Oferta e Kosovës për anëtarësim do t’i nënshtrohet votimit final në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s më 9 nëntor.