Lavezzi, Salah ose Januzaj te Interi?

Mediat italiane kanë raportuar se Interi do të përfocojë skuadrën gjatë janarit. Lavezzi, Salah ose Januzaj, janë lojtarët që mund të transferohen në San Siro.

Sport

16/12/2014 11:48

E përditshmja italiane, La Gazzetta dello Sport raporton se Interi është duke shikuar të transferojë një anësor të fazës ofanzive.

Ezequiel Lavezzi, Mohamed Salah dhe Adnan Januzaj janë kandidatët kryesor që të transferohen në San Siro gjatë janarit.

Të tre këta lojtarët kanë gjasa të mira që të largohen nga skuadrat e tyre përkatëse, pasi nuk janë duke kaluar në formë të mirë.