Lavezzi preferon Juventusin

Sulmuesi argjentinas Ezequiel Lavezzi preferon transferimin në Juventus, para Liverpoolit, në rast se largohet nga Paris Saint-Germain, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

01/08/2014 09:22

Ezequiel Lavezzi do të refuzojë transferimin në Liverpool për t’ju bashkuar kampionit të Italisë, Juventus.

Brendan Rodgers besohet se është i interesuar për reprezentuesin argjentinas pas dështimit të transferimit të sulmuesit të QPR, Loic Remy javën e kaluar.

Sipas mediave angleze, klubi nga Merseyside ka identifikuar Lavezzin si alternativë të dobishme.

Mirëpo, sipas “Daily Star”, Lavezzi do të preferojë transferimin në Juventus, para Liverpoolit, nëse detyrohet të largohet nga Paris Saint-Germain, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

29-vjeçari iu bashkua klubit nga Ligue 1 për 24 milionë funte nga Napoli më 2012 dhe ka shënuar nëntë gola në 32 paraqitje për ekipin në edicionin e kaluar.