Lavdrim Muhaxheri kërkohet nga Interpoli

Lavdrim Muhaxheri, pjesë e grupit terrorist të ISIS që po lufton në Siri dhe Irak, tani është i kërkuar edhe nga Interpoli. 

Lajme

06/09/2014 22:40

Xhihadisti shqiptar nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, për të cilin kohëve të fundit është raportuar të jetë vrarë gjatë luftimeve në Siri, lajm që nuk është konfirmuar, është futur në listën e të kërkuarve nga Interpoli. 

Muhaxheri javë më parë shfaqi disa fotografi ku shiheshin skena teksa i prente kokën një djali të ri. 

Ai tani gjendet edhe zyrtarisht në listën e kriminelëve më të kërkuar nga Interpol. 

Gjithashtu edhe Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka lëshuar fletë-arrest për Muhaxherin.