Lautaro Martinez nuk largohet nga Inter
Një nga lojtarët më në formë tek Inter këtë edicion, Lautaro Martinez, duket se nuk është duke planifikuar largimin nga skuadra “zi kaltër”.
Sport
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet agjenti i lojtarit, i cili ka thënë se mundësit janë zero që lojtari të bëjë ndonjë lëvizje.
“Ai gjithmonë ka qenë i lumtur. Por, sigurisht se si çdo lojtar që nuk luan, mund të jetë pakëz i nervozuar” ka thënë fillimisht agjenti i lojtarit për “FCInterNews”, transmeton lajmi.net.
“Ndoshta ishte për arsye se ai mendonte se ishte i gatshëm të luante, mirëpo tani ai është i qetësuar. Ai ëhstë i lumtur në Milan, kështu që ne hedhim poshtë mundësinë për një kalim tek Betis” ka thënë tutje Yauqe.
“Lautaro ka një ofertë pesë vjeçare me Nerazzurin dhe ai është i lumtur. Ai do të qëndrojë në Milano” ka thënë ndër të tjerash agjenti i lojtarit.
Kujtojmë se ishte skuadra nga La Liga, Real Betis, ajo që ka shprehur interesim për ta transferuar lojtarin në formë huazimi. /Lajmi.net/