“Laureatët e Vitit”, këta janë sportistët më të mirë
Majlinda Kelmendi dhe Herolind Nishevci janë shpallur “mbretëresha” dhe “mbreti” i sportit kosovar.
Sport
Ata janë shpallur sportistët më të mirë të vitit që kemi lënë pas me sukseset e tyre në xhudo respektivisht në karate.
Ndërsa trajneri më i mirë edhe këtë vit u shpall Driton Kuka i cili po korr suksese të vazhdueshme me xhudistët e tij.
Më poshtë janë edhe çmimet tjera që janë ndarë në mbrëmjen e sotme:
Shpresat olimpike të vitit: Shpat Zeka, Donjeta Sadiku dhe Laura Fazliu
Kombetarja e vitit: Hendboll Femrat
Çmimi special – Nora Gjakova