Lauka: PS nuk ka pritur të marrë kaq shumë vota!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka theksuar se shefi i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, tashmë ka marrë i vetëm timonin e Shqipërisë.

Lajme

27/06/2017 22:45

Në emisionin Debat plus të “RTV Dukagjini”, ai ka theksuar se kryeministri aktual i Shqipërisë ka fituar vota më shumë se sa që e ka pritur.

“Ai fitoj 74 vota, derisa ka kërkuar vetëm 71 vota që me kriju mundësinë me kriju Qeverinë vetëm”, ka shtuar Lauka.

“Këto zgjedhje ndryshojnë prej atyre që mëparshme, sepse Sali Berisha në dy rastet ka ofruar partitë tjera, por që Basha nuk e ka bërë këtë gjë”, ka shtuar Lauka.