Laudrup për Barcelonën

Drejtuesit e Barcelonës kanë shprehur mbështetjen ndaj trajnerit Gerardo Martino, mirëpo në mediet spanjolle vazhdojnë spekulimet rreth largimit të tij në fund të këtij sezoni. Strategu argjentinas mori drejtimin e gjigantit katalan në fillim të këtij sezoni dhe ka udhëhequr skuadrën me mjaft sukses deri më tani gjatë këtij sezoni. Mirëpo, pasi Barcelona humbi kryesimin…

Sport

28/02/2014 21:59

Drejtuesit e Barcelonës kanë shprehur mbështetjen ndaj trajnerit Gerardo Martino, mirëpo në mediet spanjolle vazhdojnë spekulimet rreth largimit të tij në fund të këtij sezoni.

Strategu argjentinas mori drejtimin e gjigantit katalan në fillim të këtij sezoni dhe ka udhëhequr skuadrën me mjaft sukses deri më tani gjatë këtij sezoni.

Mirëpo, pasi Barcelona humbi kryesimin në La Ligë pas disfatës 3:1 nga Real Sociedad në fundjavë, e ardhmja e Martinos në detyrë është vënë edhe më tepër në dyshim.

Dhe, sipas El Chiringuito de Nitro, një kandidat i ri për pasardhës së tij mund të jetë Michael Laudrup, ish menaxheri i Swanseas, që besohet se ka raport mjaft të afërt me presidentin e ri të Barcelonës, Bartomeu.