Laudrup: El Clasicon e fiton Reali

Ish mesfushori i Real Madrid e Barcelona, Michael Laudrup thotë se ekipi i Gerardo Martinos duhet ta mposht gjithsesi rivalin e përbetuar të dielën mbrëma, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull të kampionit në La Liga. Klubi kryeqytetas ka katër pikë më shumë se rivalët katalunas, me të cilët do të përballet të dielën…

Sport

18/03/2014 17:00

Ish mesfushori i Real Madrid e Barcelona, Michael Laudrup thotë se ekipi i Gerardo Martinos duhet ta mposht gjithsesi rivalin e përbetuar të dielën mbrëma, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull të kampionit në La Liga.

Klubi kryeqytetas ka katër pikë më shumë se rivalët katalunas, me të cilët do të përballet të dielën në Santiago Bernabeu, ndërsa Blaugrana e kishin fituar duelin e parë në Camp Nou.

Ish përfaqësuesi danez ndien se avantazhi i të qenit vendës do të jetë çelës i suksesit, duke besuar se skuadra e Carlo Ancelottit do ta fitojë ndeshjen.

“Real Madrid është favorit sepse po luan në shtëpi. Por, të dyja ekipet kanë lojtarë që mund ta ndryshojnë balancën e lojës”, deklaroi Laudrup për Cadena COPE.

“Real Madrid ishte prapa, por tash e ka mundësinë të rrëzojë një rival si Barcelona, në luftën për titull të kampionit, pasi 7 pikë epërsi në nëntë ndeshjet e fundit, do të ishin vështirë të arritshëm”, vazhdoi ai.

Sa u përket dy blerjeve më të mëdha të të dyja klubeve, Bale e Neymar, Laudrup thotë se atyre duhet dhënë kohë, edhe pse të gjithë presin ‘magji’ nga ta, për shkak të parave që u paguan për ta.