Latifi: Mendimet e dyfishta të Visar Ymerit shqetësuese për jetën politike

Anëtar i Kryesisë së AAK-së dhe kandidat për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, i ka kushtuar një status Vetëvendosjen dhe kryetarit të saj Visar Ymerit.

Lajme

25/07/2017 21:59

Ai ka thënë, se mendimet e dyfishta të Ymerit janë akte hipokrite, por thotë se shqetësues mbetet fakti, nëse në Kosovë të tilla ‘mendime të dyfishta’ bëhen model i sjelljes dhe koncept udhëheqës në jetën politike, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

George Orëell, në librin e tij me titull: 1984, fq 55

(” …Të dije e të mos dije, ta njihje terësisht të vërtetën ndërkohë që të thoje gënjeshtra të paramenduara, të kishe dy opinione që përjashtonin njëri-tjetrin, ta dije që ishin të kundërt dhe t’i besoje të dy; të përdorje logjikën kundër logjikës, të mohoje moralin ndërsa e kërkoje atë, të besoje që demokracia është e pamundur dhe që Partia ishte mbrojtëse e demokracisë; të harroje gjithçka që ishte e nevojshme të harrohej, ta riktheje në kujtesë në çastin e kërkuar, mandej ta harroje sërish, dhe mbi të gjitha, të njëjtin proces ta zbatoje gjatë vetë procesit. Ky ishte sejreti: të ngacmoje pavetëdijen me vetëdije, pastaj, sërish të bëheshe i pavetëdijshëm për aktin hipnotik të sapo ushtruar. Madje, edhe për të kuptuar fjalën “mendim i dyfishtë “, kërkohej të përdorje “mendim të dyfishtë “…).

***

Një qëndrim si ky i kreut të VV-së Visar Ymerit për gazetën “Danas” të Serbisë, a mund të cilësohet “MENDIM I DYFISHTË” ?!

Shqetësues mbetet fakti, nëse në Kosovë të tilla ‘mendime të dyfishta’ bëhen model i sjelljes dhe koncept udhëheqës në jetën politike.

  1. Latifi

25 /7/ 2017