Larja e enëve me duar ju bën njeri më të lumtur

Juve mund të ju duket më e lehtë që t’i pastroni enët në makinë të larjes së enëve, por një studim i ri thotë se ju duhet t’i pastroni ato me duar.

Lifestyle

28/11/2015 19:49

Një studim i publikuar në revistën Mindfulness gjeti se larja e enëve me duar mund të jetë shumë terapeutike, duke rritur ndjenjën e mirëqenies dhe duke ulur nervozen dhe stresin.

Uji i ngrohtë, prekja e enëve dhe era e shamponit ndikojnë në eksperiencën tuaj dhe rrisin ndjenjën e mirë, transmeton lajmi.net.

Kjo u zbulua pasi studiuesit studiuan disa pjesëmarrës të cilët u detyruan t’i pastrojnë 18 enë me duar, kurse disa të tjerë i futën enët në makinë të larjes.

Grupi i parë i studiuar raportoi një rritje të pozitivitetit dhe një rënie të nervozes, përderisa ata të cilët vetëm i futën në makinë enët raportuan asnjë ndryshim.