Largoni shenjat e lëkurës, krimbat e zi dhe lythat në kushte shtëpie

Shenjat në lëkurë, krimbat e zi, nishanët dhe këto “të meta” të moshës janë disa çështje të zakonshme të lëkurës që shumë njerëz merren me to çdo ditë. Duke pasur lëkurë të pastër mund të rritni besimin në vete. Dhe të gjitha këto mund t’i largoni në mënyrë natyrale.

Lifestyle

20/06/2018 16:38

Lëng limoni për shenjat e lëkurës:

Acid që gjendet në limon mund të luftojë qelizat e shenjave të lëkurës dhe t’i largojë ato nga lëkura juaj. Aplikoni lëng limoni në një top pambuku dhe vendoseni mbi pjesën ku keni ndonjë shenjë “të dalur” nga lëkura. Ju mund të përdorni edhe ndonjë fashë që të mbani topin e pambukut në vend. Por duhet ta ndërroni çdo ditë deri sa të bjerë, transmeton lajmi.net

Gjithashtu edhe Aloe Vera është një inflamator natyral që mund të jetë i dobishëm për t’i larguar shenjat në lëkurë. Aplikoni gjelin e Aloe Vera direkt në shenjë të lëkurës disa herë në ditë derisa të bjerë.

Vitamina C për lytha:

Ndërsa lythat zakonisht gjenden në këmbë dhe duar, shumica nuk janë serioze që të na dërgojnë në ndihmën e mjekut. Por, ekzistojnë mënyra të trajtimit të tyre në shtëpi.

Një mënyrë për të trajtuar lythat është me Vitamina C, e cila është një agjent kundër virusit që mund të ndihmojë në heqjen e lythit. Duke përdorur një formë pluhuri te Vitamina C (zakonisht gjendet në një dyqan ushqimesh shëndetësore), ju mund t[ përzieni me ujë që ta krijoni një pastë. Aplikoni masën në lyth dhe mbuloni atë me një fashë.

Ndërroni çdo ditë fashën derisa lythat të zhduken.

Lëvorja e bananes për lythat:

Një tjetër trajtim i ditës për lythat mund të gjendet në një lëvozhgë banane. Ju ose mund të vendosni një pjesë të lëvozhgës mbi lythat tuaja dhe ta mbuloni atë ose të merrni me një lugë dhe të mbulomi pjesën e brendshme të bardhë të lëvozhgës.

Sodë buke për krimbat e zi:

Krimbat e zi mund të jenë telash i shëmtuar në një fytyrë. Ndaloni përdorimin e maskave të lëkurës dhe përdorni sodë për pjekje për të ndihmuar largimin e atyre poreve të bllokuara.

Përdorni një enë të vogël plastike, kombinoni sodën e bukës dhe një sasi të vogël uji për të krijuar një pastë. Ju mund të aplikoni pastën në fytyrën tuaj dhe le të ulet për rreth 10 minuta para se ta lani. Sigurohuni që ta aplikoni pastën në fytyrën e pastër në mënyrë që të evitoni futjen e mikrobeve tjera./Lajmi.net/