Largoni puçrrat nga fytyra me ndihmën e kësaj bime që e përdorim në kuzhinë

Nëse keni zgjedhur produktin natyror për kurimin lëkurës, atëherë nuk keni arsye të brengoseni. Propozimi ynë është që të provoni me sallatë të gjelbër!

Lifestyle

15/12/2016 23:53

Losioni nga sallata e gjelbër zbut skuqjen e lëkurës të cilën e shkaktojnë rrezet e diellit.

Veç kësaj, është e njohur edhe si “helm” kundër puçrrave, transmeton Telegrafi.

f

Është e nevojshme që fletët e kësaj perime t’i zieni në zjarr të ngadaltë rreth një orë e gjysmë.

Kur t’i kulloni, hidhni, por ruajeni lëngun e përftuar.

Atë do ta përdorni si losion, afati i të cilit është tri ditë, mirëpo duhet që ta ruani në një vend të errët dhe të ftohtë.

male-acne-resized-569fcc4e5f9b58eba4ad3c74

Sallata e gjelbër është e pasur me luteinë dhe beta-karoten, vitaminat C dhe K, kalcium, fibra, folate dhe hekur. Po ashtu, sallata e gjelbër  përfshin nutrientët tjerë si vitaminat A dhe B6, acidin folik, lykopenën, kaliumin dhe zeaxanthinën.