Largoni dhimbjen e kokës pa ilaçe

Për shkak të stresit ose lodhjes, ftohjes apo gripit shumë shpesh paraqitet dhimbja e kokës dhe na mundon. Kur të keni dhembje koke, para se të filloni të kërkoni ndonjë medikament, provoni ta largoni me njërën nga këto mënyra.

Lifestyle

21/02/2017 01:00

Së pari konsumoni një kafe të fortë në të cilin do të shtrydhni një limon. Mënyra e dytë është të vendosni një lugë për ngrënie kantarion në 250 ml ujë. Pas 15 minutash, kullojeni dhe lëngun e pini 3 herë në ditë.

Tjetra mënyrë është që në 500 ml ujë të vakët të shtoni një lugë me gjethe të thara nane. Pas 30 minutash kullojeni dhe e pini lëngun 3 herë në ditë. Këshilla tjetër është që të shtrydhni 3 molla te tharta dhe shtoni një lugë mjaltë. E pini të ftohtë. Pastaj, gjethet e xhingo bilobë­s janë të njohura për shërimin e dhimbjes së kokës. Ato e rregullojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë trurin të furnizohet me më shumë oksigjen. Pra të gjitha këto do të ndihmojnë.