Largohet Zidane, Reali ka tri opsione

Zinedine Zidane qëndron deri në fund të sezonit. Reali i Madridit i këtij sezoni dukshëm është shumë larg pritshmërive dhe siç ndodh zakonisht kur gjërat nuk ecin ashtu siç duhet, pesha e fajit bie mbi trajnerin. 

Sport

18/02/2018 14:16

Nisur nga kjo në radhët e klubit merengues, kanë nisur të shqyrtojnë disa alternativa në lidhje me pasuesin e francezit. Në listë qëndrojnë disa kandidatë.

Njëri prej tyre është tekniku i Tottenhamit, Mauricio Pochettino. Joachim Low është një tjetër preferencë e presidentit Florentino Perez, por edhe trajneri i kombëtares gjermane ka kontratë me pancerat deri më 2020.

Sidoqoftë për gjermanin shansetekzistojnë, por për të nisur bisedimet duhet pritur fundi i kampionatit Botëror, Rusi 2018.

Jurgen Klopp mbyll listën e kandidatëve. Kontrata me The Reds skadon më 2022.

Nëse ka një kandidaturë që mund të thuhet se shanset janë zero është pikërisht për emrin e gjermanit. Në Anfield e duan të gjithë.