Largohet Ronaldo, ja çfarë do të bëjë Bale në Real Madrid

Largimi i Cristiano Ronaldos mund të sjellë zhvillime të papritura në Real Madrid.

Sport

10/07/2018 07:23

Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Real Madrid, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, largimi i sulmuesit portugez mund të sjellë ndryshimin e skenarit për një tjetër yll të ekipit nga Santiago Bernabeu.

Gareth Bale pritej të gjente një ekip të ri, por largimi i trajnerit Zinedine Zidane bashkuar me vendimin për largim nga Ronaldo, mund të sjellë zhvillime të papritura, shkruan “AS”, përcjell “lajmi.net”.

Bale tani ka caktuar një takim me drejtuesit e klubit dhe dëshiron të di nëse do të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri, Julen Lopetegui, duke shpresuar në rol më të rëndësishëm në ekip, në rast të zyrtarizimit të largimit të Ronaldos. /Lajmi.net/