Largohet nga Real Madrid, transferohet në Juventus (FOTO)

Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic mund të transferohet në Juventus.

Merkato

25/08/2016 11:17

Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic mund të rikthehet në Serie A.

Reprezentuesi kroat është “plani B” i “Bianconerëve”, në rast të dështimit të marrëveshjes për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi, raportojnë mediat italiane.

Kovacic ka pak hapësirë për lojë në Santiago Bernabeu, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, Juventus beson se mund ta bind më lehtë që të transferohet në Torino.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.