Largohet nga Monaco, Keita në Premierligë

Sipas "Daily Mirror", klubi francez është gati të shqyrtojë ofertat për futbollistin.

Sport

29/01/2018 11:25

Keita Balde assesi të “rehatohet”.

Futbollisti nuk e ka gjetur qetësinë as pas largimit nga Lazio drejt Monacos, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Daily Mirror”, klubi francez është gati të shqyrtojë ofertat për futbollistin.

Kjo pasi që 22-vjeçari nuk i ka përmbushur pritshmëritë, pas transferimit prej 30 milionë eurosh.

Për Balden prej kohësh interesohen Liverpool dhe Arsenal, andaj e ardhmja e tij duket që është Premierliga. /Lajmi.net/