Lamtumirë Liverpool, transferohet në Barcelonë (FOTO)

Barcelona pret një përforcim nga Liverpool.

Sport

28/10/2016 09:58

Barcelona ka befasuar duke shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Liverpoolit, Nathaniel Clyne.

25-vjeçari është shndërruar në objektiv të gjigantit katalan për afatin kalimtar të janarit, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Express Sport”.

Clyne është futbollist i rëndësishëm tek “Reds”, ku ka luajtur në 12 prej 13 ndeshjeve të këtij sezoni, përcjell “Lajmi.net”.

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të ri të djathtë dhe Clyne mund të jetë përforcimi i duhur për ekipin nga “Camp Nou”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.