Largohet nga Barcelona, transferohet në Premierligë

Watfordi janë gati t’ bëjnë një ofertë sulmuesit të Barcelonës, Gerard Deulofeu.

Sport

29/01/2018 20:16

23 vjeçarin në pjesën e dytë të sezonit, mund ta rishohim në Premierligë, pjesë e të cilit kampionat ka qenë edhe në të kaluarën, duke veshur fanellën e Evertonit.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se ardhja e Philippe Coutinhos, ka bërë që Deulofeu të mos ketë hapësira në formacionin e Ernesto Valverdes, i cili edhe është pajtuar për largimin e këtij.

Këtë situatë, po tenton ta shfrytëzojë skuadra e Watfordit, që tani për trajner Javi Garcia.

Ditë më parë është përfolur për një interesim të Interit dhe Milanit, por në fund duket se skuadrat nga Serie A kanë hequr dorë nga tentativat për transferimin e Deulofeut./Lajmi.net/