Largohet nga Barcelona, transferohet në Premierligë

Tottenham Hotsur ka ringjallur interesimin për mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes.

Sport

13/10/2017 16:39

Skuadra nga Premierliga është gati të rikthehet në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit portugez te Barcelonës.

‘DailyMail’ raporton se Tottenham po shqyrton mundësinë për të transferuar në janar Andre Gomesin.

Për 24 vjeçarin, Tottenham do t’i ofrojë Barcelonës deri në 22 milionë euro.

Gomes në Barcelonë është transferuar në verën e vitit 2016, por asnjëherë nuk ka arritur të tregojë më të mirën e tij, duke regjistruar shumë pak paraqitje./Lajmi.net/