Largohet nga Barcelona, transferohet në Liverpool (FOTO)

Aleix Vidal është i pakënaqur te Barcelona pasi nuk ka hapësira. Liverpooli shihet si ''shpëtim'' për 26 vjeçarin.

Merkato

28/05/2016 14:25

Liverpool është në kërkim të një mbrojtësi krahu për sezonin e ri, dhe mesa duket e ka gjetur në Barcelonës.

Bëhet fjalë për Aleix Vidal, i cili nuk është përshtatur ende me lojën e katalanasve, duke luajtur shumë pak.

Klubi katalanas gjithsesi kërkon 45 milionë euro për klauzolën e tij.

Shumë që klubi i Liverpool-it refuzon ta paguajë, përcjell “Albeu.com”.

Vidal është i pakënaqur te Barcelona pasi nuk ka hapësira.

Liverpooli shihet si ”shpëtim” për 26 vjeçarin, por gjithçka do të varet nga Barcelona.