Largohet nga Atletico Madrid, transferohet në Barcelonë (FOTO)

Barcelona është e interesuar për mesfushorin ofanziv të Atletico Madridit, Yannick Carrasco.

Sport

30/09/2016 08:40

Barcelona kërkon një përforcim nga Atletico Madrid.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se kampioni i La Ligës është i interesuar për mesfushorin ofanziv të Atletico Madridit, Yannick Carrasco.

Futbollisti që shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve të mërkurën, është përcjell nga drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, përcjell “Lajmi.net”.

Barcelona do ta tentojë blerjen e tij pas përfundimit të këtij sezoni ndërsa Carrasco në kontratën e tij me Atletico Madridin ka dëmshpërblim prej 40 milionë euro.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.