Largohet nga Arsenali, Sanchez bëhet menjëherë me skuadër të re (FOTO)

Dashuria mes Arsenalit dhe Alexis Sanchez po shkon drejt fundit.

Sport

05/03/2017 21:39

‘Sportmail’ ka raportuar sot për prishje të raporteve mes lojtarit dhe trajnerit Arese Wenger, pasi ky i fundit e la në bankinë në derbin me Liverpoolin.

Kjo medie raporton se Sanchez iu ka treguar bashkëlojtarëve se në fund të sezonit do të largohet nga Arsenal.

Skuadra e parë që do të hidhet në sulm për Sanchez, është Inter.

Pronarët e ‘Suning Group’ janë të gatshëm të bëjnë “çmendurinë” për kilianin, i cili ka qenë afër transferimit në Inter edhe para se t’i bashkohej Barcelonës nga Udinese në vitin 2011./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6