Largohet nga Arsenal, transferohet në Barcelonë

Barcelona është e interesuar për transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin.

Sport

27/02/2016 11:06

Barcelona ka gjetur pasardhësin e Adrianos.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, kampioni i La Ligës kërkon mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, përcjell “Lajmi.net”.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique dhe shumë futbollistë nga Camp Nou kanë mbetur të befasuar nga paraqitja e mirë e Bellerin në ballafaqimin e tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve të martën.