Largohet nga Arsenal, e pret Liverpool (FOTO)

Liverpool kërkon një përforcim nga Arsenal.

Merkato

11/01/2017 13:19

Alex Oxlade-Chamberlain mund të largohet nga Arsenal, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Por, ai mund të mbetet në Premierligë pasi kërkohet nga rivali i madh, Liverpool.

“Bild” raporton se Jurgen Klopp ka vendosur të bëjë përpjekje për angazhimin e reprezentuesit anglez, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Chamberlain është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë në Emirates.

Andaj, ai mund të kërkojë “shpëtim” në Anfield. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6