Largohet Mata?

Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata, mund të largohet nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të janarit në kërkim të një skuadre ku mund të luajë rregullisht

Sport

11/11/2014 16:14

Juan Mata mund të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit në kërkim të një skuadre ku mund të luajë rregullisht.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, mesfushori spanjoll mund të mos jetë më futbollist i gjigantit nga Old Trafford për pjesën e dytë të sezonit.

Kjo për shkak se Mata nuk ka vend të sigurt në formacionin bazë të menaxherit Louis van Gaal dhe mund të largohet nga klubi.

Atletico Madrid dhe Juventus janë dy prej klubeve që kanë shprehur interesim më serioz për transferimin e tij.