Largohet Martino, vjen Sabella

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Sipas televizionit spanjoll Esport3, strategu argjentinas ka vendosur të largohet në fund të edicionit dhe tashmë ka njoftuar disa prej bashkëpuntorëve të tij të ngushtë. Nën kontratë deri në fund të sezonit 2015, trajneri ka një dëmshpërblim që i lejon…

Sport

18/03/2014 12:40

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Sipas televizionit spanjoll Esport3, strategu argjentinas ka vendosur të largohet në fund të edicionit dhe tashmë ka njoftuar disa prej bashkëpuntorëve të tij të ngushtë. Nën kontratë deri në fund të sezonit 2015, trajneri ka një dëmshpërblim që i lejon të largohet në verë.

Martino në javët e fundit i është shmangur pyetjeve për të ardhmen e tij. Kurse, seria e rezultateve të dobëta në muajin e fundit në La Ligë ka shtuar edhe më tepër spekulimet rreth largimit të tij.

E ardhmja e Martinos mund të jetë e lidhur me Kombëtaren e Argjentinës.

Sipas gjitha gjasave, selektori Alejandro Sabella, do të largohet nga posti pas përfundimit të Kampionatit botëror në Brazil dhe Martino është një prej emrave më të mundshëm për pasardhës të tij.

Megjithatë, Barcelona ka mohuar gjithçka, por kjo nuk mjafton që të spekulohet për ndarjen me Martinon.