Largohet Isco, vjen ky sulmues në Real?

Juventus i është kundërpërgjigjur interesimit të Real Madridit për sulmuesin Fernando Llorente duke kërkuar mesfushorin Isco.

Sport

03/07/2015 22:08

Isco në Juventus e Fernando Llorente në Real Madrid.

Kjo është më shumë se një ide e klubeve gjatë këtij afatit kalimtar të verës.

Los Blancos raportohet se kanë shprehur interesim për sulmuesin spanjoll.

Por, Bianconerët janë përgjigjur duke kërkuar mesfushorin kreativ, raporton e përditshmja sportive madrilene “Marca”.