Largohet Guardiola, vjen Ancelotti

Pep Guardiola do të largohet nga Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni. Kurse, pasardhës i tij do të jetë Carlo Ancelotti.

Sport

27/11/2015 10:16

Carlo Ancelotti do të jetë trajner i ri i Bayern Munichut.

Pep Guardiola ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me kampionin e Bundesligës.

Dhe, sipas informatave të fundit ai tashmë ka arritur marrëveshje paraprake me Manchester Cityn, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se në rast të largimit të Guardiolës, Ancelotti do të jetë pasardhës i tij në Allianz Arena.

Ancelotti është pa angazhim pas shkarkimit nga posti i trajnerit gjatë verës.