Largohet Conte, Italia kërkon një selektor të ri

Antonio Conte do të largohet nga posti i selektorit të Italisë pas Euro 2016.

Merkato

25/02/2016 11:24

Antonio Conte pritet të emërohet menaxher i ri i i Chelseas.

Selektori i Italisë pritet të largohet nga posti i tij pas Euro 2016.

Andaj, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) është në kërkim të pasardhësit të tij.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se ekzistojnë tre kandidatë, përcjell “Lajmi.net”.

Giampiero Ventura, Fabio Capello dhe Claudio Ranieri janë emrat që janë nën konsideratë për pasardhës të Contes në postin e selektorit të Italisë.