Largohet Bunjaki? Lajmi i madh nga Vokrri

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka mohuar spekulimet se Albert Bunjaki do të largohet nga posti i trajnerit në Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

12/10/2016 14:55

Albert Bunjaki do të vazhdojë të jetë selektor i Përfaqësueses së Kosovës, ka bërë të ditur Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.

Pozita e Bunjakit ka përfunduar nën dyshim pas dy humbjeve të rënda nga Kroacia dhe Ukraina.

Por, Vokrri ka insistuar se selektori do ta vazhdojë punën.

“Thëniet nuk ndalen kurrë në futboll dhe nuk do të ndalen as tek ne”, deklaroi Vokrri në një intervistë për Anadolu Agency (AA), përcjell “Lajmi.net”.

“Mirëpo ne do ta vazhdojmë punën dhe ajo çka është me rëndësi është që ky ekip i ri, që ka një të ardhme të ndritur, do të vazhdojë me punën e tij dhe sigurisht që në vitet e ardhshme do të jetë një ekip i cili do të jetë edhe më kompetitiv se që është sot”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.