Largohet Alves, vjen Cuadrado

Barcelona duhet të shesë Dani Alvesin për t’i bërë vend përforcimit të ri e që besohet se do të jetë i fundit, Juan Guillermo Cuadrado, ka njoftuar e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Sport

13/08/2014 10:20

Juan Guillermo Cuadrado është përforcimi i vetëm që i mungon Barcelonës së Luis Enriques për të kompletuar skuadrën për edicionin e ri.

Strategu i ri i gjigantit katalan dëshiron transferimin e Cuadrados, yll i Fiorentinës i cili kërkohet edhe nga Manchester United.

Por, sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo” për ardhjen e Cuadrados në Camp Nou, fillimisht Dani Alves duhet të largohet nga klubi.

Braziliani spekulohet me largim nga Barcelona, dhe nëse ndodh kjo atëherë gjiganti katalan konsiderohet se do të ketë shanse më të mira për të siguruar shërbimet e reprezentuesit kolumbian.