Largohet Alex Sandro, Juventus e transferon talentin e madh

Alex Sandro është shumë afër të largohet nga Juventus.

Merkato

17/12/2018 09:16

Alex Sandro nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet te Juventus, andaj kërkon largimin.

Drejtori sportiv i ‘Zonjës së Vjetër’, Fabio Paratici është i gatshëm t’i hap derën brazilianit, pasi ka gjetur zëvendësuesin e tij, pëcjell “lajmi.net”.

Juventus po tenton transferimin e mbrojtësit të Atletico Paranaense, Renan Lodi.

Mbrojtësi i talentuar ka arritur 24 paraqitje në ligën braziliane, andaj është një tip i ngjashëm me atë të Alex Sandros. /Lajmi.net/