Largohen Pique e Pedro?

Barcelona rrezikon t’i humbë dy yje gjatë afatit kalimtar të janarit. Gerard Pique dhe Pedro janë duke konsideruar mundësinë e largimit nga klubi në janar.

Sport

02/10/2014 22:01

Gerard Pique dhe Pedro janë duke konsideruar mundësinë e largimit nga Barcelona pas rihapjes së afatit kalimtar në janar, ka bërë të ditur portali spanjoll “Fichajes.net”.

Qendërmbrojtësi dhe sulmuesi janë të pakënaqur me minutazhin e tyre deri më tani gjatë këtij sezoni dhe mund të largohen nga Camp Nou.

Pique nuk ishte titullar në ndeshjen e fundit kundër Paris Saint-Germain të martën pasi ardhja e Jeremy Mathieu dhe Thomas Vermaelen – në pritje të debutimit pas rikuperimit nga lëndimi – kanë shtuar konkurrencën për një vend në formacionin bazë.

Kurse, edhe Pedro nuk është më titullar në formacion dhe kjo ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e tyre në Barcelonë.