Largimi i Fabregasit i kushton shtrenjtë Barcelonës

Barcelona bëri para me shitjen e Cesc Fabregas në Chelsea, por gjigantit katalunas do t’i kushtojë shtrenjtë kjo shitje. Në bazë të klauzolës, lojtari do t’i marrë pesë milionë euro nga Blaugrana.

Sport

15/06/2014 19:45

Cesc Fabregas është lojtar i ri i Chelseat dhe largimi i tij mund t’i kushtojë shtrenjtë Barcelonës.

Sipas të së përditshmes spanjolle, Marca, ekziston një klauzolë e cila e parasheh pagesën prej 5 milionë eurove për lojtarin, në rast të largimit të tij.

Një shifër të cilën vetë Fabregas e kishte paguar vetëm për t’u transferuar në Camp Nou nga Arsenali, ndërsa tash Barça duhet ta bëjë të njëjtën gjë.

Fabregas nuk e gjeti veten në Barcelonë dhe largohet kështu pa lënë ndonjë gjurmë, në kërkim të rikthimit të formës në Premierligë, ku ishte yll me Arsenalin.