Lapsi qetëson dhimbjen e kokës

Sipas doktorëve të medicinës shumica e dhimbjeve të kokës shkaktohen nga stresi, ankthi, lodhja apo shqetësimet emocionale.

Lifestyle

17/02/2016 10:45

Në vend të përdorimit të medikamenteve të ndryshme që edhe mund t’iu sjellin dëme në shëndet disa ekspertë sygjerojnë një mënyrë të thjeshtë për ta qetësuar dhimbjen. Duke vendosur një laps në mes të dhëmbëve, transmeton lajmi.net.

Dhimbjet e kokës janë të lidhura me muskujt e nofullës dhe mbajta e një lapsi në mes të dhëmbëve i ndihmon muaskujt e nofullës të relaksohen.

Sipas disa studimeve, 80% e dhimbjeve të kokës shkaktohen nga muskujt e qafës. Një psikoterapiste thotë se koka dhe qafa kanë 36 muskuj të ndryshëm, të cilët përdoren për të lëvizur kokën, për të ngrënë, për të folur dhe për të bërë shprehje fytyre.

Sforcimet e këtyre muskujve mund të shkaktojnë dhimbje në vende të ndryshme dhe shkaktojmë dhimbjen në kokë. Prandaj mbajtja e lapsit në dhëmb është mënyrë e thjeshtë për t’i ndaluar dhimbjet. /lajmi.net