Lapsi që bën vizatime 3D në letër dhe ajër

Ndoshta keni dëgjuar më parë për lapsin 3Doodler? Një laps i cili ju lejon që të vizatoni në ajër me plastikë, përmes një printeri 3D në dorë.

Auto & Tek

05/01/2015 19:10

Tani kompania që e krijoi atë është kthyer me një Doodler 3D të përmirësuar në disa mënyra. Ajo që vërehet më së shumti është që tani lapsi është më i hollë dhe më i bukur.

Përmirësimet nuk ndalen këtu. Ky laps është gjithashtu më i qetë dhe përdorë më pak energji. Tjetër veçori në këtë laps është që kompania e ka bashkëngjitur një JetPack – një bateri që ju lejon ta mbushni lapsin për rreth 2 deri në 3 orë, transmeton Lajmi.net.

Lapsi i ri prej alumini ju mundëson gjithashtu që ta kontrolloni shpejtësinë e vizatimit, në varësi të asaj se çfarë vizatoni.

100 pajisjet e para do të jenë në shitje vetëm për $50 dhe do të fillojnë të shiten brenda një muaji.