Laportë: Ky është klubi më i madh në botë

Mbrojtësi i Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte ka thënë se Barcelona është klubi më i madh në botë por ai ende nuk ka vendosur rreth largimit nga skuadra baske.

Sport

19/02/2016 10:02

Aymeric Laporte është futbollist i kërkuar nga disa prej klubeve më të mëdha në botë.

Por, mbrojtësi i Athletic Bilbaos ka insistuar se ende nuk ka asgjë konkrete në lidhje me largimin nga klubi.

Por, ai pranoi se ka vetëm lëvdata për Barcelonën.

“Spekulimet janë gjithmonë, por jam i përqendruar tek sezoni im me Athletic Bilbaon”, deklaroi ai për “Football365”, përcjell “Lajmi.net”.

“Barcelona është klubi më i madh në botë, nuk ka dyshime, por për momentin nuk ka asgjë. Askush nuk më ka kontaktuar dhe klubi nuk më ka dhënë asnjë njoftim”, u shpreh Laporte.