Laporte i frustruar me Deschamps për mungesat me Francën: Duhet të jetë personale

Mbrojtësi i Manchester City, Aymerick Laporte, ka mbetur i frustruar me lajmin se ai nuk është pjesë e listës së kombëtares së Francës.

Sport

13/12/2018 16:56

Laporte është i preferuari i Pep Guardiolas në formacionin e “Citizens”, ku ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme.

Megjithatë, ai vazhdon të mos ftohet nga selektori Didier Deschamps, gjë që e ka nevrikosur mbrojtësin.

I pyetur nga “EiTB” për mungesën e vazhdueshme të tij në skuadrën e Francës, ai ka thënë se aty mund të ketë edhe shkaqe personale.

“Kjo pyetje ka vetëm një përgjigje. Aty ka një trajner dhe ai nuk më fton, kështu që unë duhet të pres, dhe të vazhdoj të stërvitem” ka thënë tutje anëtari i Manchester City, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht se nuk është për arsyeje sportive, duhet ta pyesni atë personalisht. Nuk kam diçka personale me të, por nëse dikush ka probleme, është ai, jo unë” ishin fjalët e Laporte.

Mbrojtësi ishte ftuar më herët nga Deschamps, për dy ndeshje në kualifikimet e kampionatit botëror, mirëpo nuk u aktivizua për asnjë minut. /Lajmi.net/