Laporta tregon pse Neymar nuk mund ta fitojë Topin e Artë

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, të premten ka arsyetuar largimin e Neymarit nga skuadra nga ‘Camp Nou’,

Sport

02/03/2018 17:37

Braziliani verën e kaluar për 222 milionë euro la Barcelonën për t’u transferuar te PSG, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futboll.

Sipas Laportas, Neymar është larguar nga Barcelona për arsye personale, ku kërkon të fitojë Topin e Artë, në një klub ku ai është referenca kryesore.

“Ishte në një moshë kur dëshironte të fitonte Topin e Artë, dhe i duhej të shkonte në një klub ku ai është referenca”, ka deklaruar Laporte, teksa arsyetonte largimin e Neymarit.

“Por do të jetë vështirë ta fitojë atë sa është Messi aktiv, është më i miri në hitori”./Lajmi.net/