Lansoi këngë në gjuhën shqipe, Azet befason sërish fansat

Para pak ditësh lansoi projektin e ri muzikor.

ShowBiz

24/11/2018 19:59

Reperi nga Podujeva, Azet i cili prej vitesh jeton në Gjermani së fundmi solli këngën e re në gjuhën shqipe, shkruan lajmi.net.

“S’kam kohë”, nga Azet u prit tejet mirë nga publiku ku vetëm për pak ditë ka mbledhur mbi dy milionë shikime në Youtube.

Dhe tani duket se reperi do t’i befasojë fansat pasi tregon se sonte është në Prishtinë. “Shihemi ma von n’Prishtinë”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Azet ka qenë ‘fenomeni i vitit’, ku gjatë verës ishte prezent në gjithë Evropën, përfshirë edhe trojet shqiptare. /Lajmi.net/