Lansohet platforma dhe aplikacioni “Dhuro Gjak”

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha sot se krijimi i platformës online dhe aplikacionit për dhurimin vullnetar të gjakut do të rris mundësitë e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të ju dhënë përgjgije kërkesave të vazhdueshme për gjak për personat në nevojë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë, përmes përdorimit të metodave inovative dhe gërshetimit të teknologjisë do t’u jap zgjidhje më praktike shumë problemeve të shtresuara me vite.

Lajme

21/06/2018 12:13

“Një aplikacion i cili problemeve të shtresuara për vite me radhë ju jep një zgjidhje moderne. Për mua do të jetë një lehtësim shumë i madh, do të jetë një mundësi të shohim se cilat janë mungesat e rezervat tona. Me këtë besoj që inkurajojmë edhe vajzat e djem të ri të na paraqiten me ide të tjera. Na mbetet të vazhdojmë financimin që të japim zgjidhje të problemeve të mëdha”, tha Ismaili.

Ai deklaroi kështu sot kështu gjatë lansimit të platformës dhe aplikacionit “Dhuro Gjak”, që është realizuar si bashkëpunim midis MSh-së, UNICEF-it përmers “Innovation Lab Kosova” dhe Institutit Riinvest.

Ndërsa James Mugaju, zëvendësshef i Zyrës së r i UNICEF-it, premtoi që do ta vazhdojnë përkrahjen e ideve inovative në mënyrë që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve. “Jemi shumë të kënaqur që kemi përkrahur këtë projekt. UNICEF ka punuar gjithmonë që këto ide t’i bëjnë në produkt. Mundësia e zhvilliimit të zgjidhjeve sociale për çështjet komplekse është shumë e thjeshtë, ka të bëjë me inovacionin”, tha ai.

“Dhuro Gjak”, është një platformë online, e cila do ka për qëllim sensibilizimin dhe njoftimin e qytetarëve për rëndësinë e dhurimit të gjakut, duke përdorur një aplikacion online, i cili ndihmon Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të rris numrin e dhuruesve.