Lansohet Pakti Territorial i Punësimit në Shtërpcë

Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë Paktin Territorial të Punësimit.

Lajme

12/09/2017 07:37

Ngjarja, e cila është pjesë e projektit InTerDev 2, e financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, do të lansojë Paktin Territorial për Punësim në komunë, si dhe do të formalizojë kontributin financiar të komunës në këtë Pakt.

Paktet Territoriale të Punësimit (PTP) që janë implementuar përmes projektit INTERDEV 1 janë treguar të suksesshme në komunat partnere, duke përmirësuar gjenerimin e të të ardhurave dhe krijimin e vendeve të punës në nivel lokal, duke përmirësuar udhëheqjen komunale, reagimin ndaj nevojave të komuniteteve të tyre dhe bashkëpunim me sektorin privat dhe shoqërinë civile.

Në përgjithësi, gjenerata e dytë e PTP në Shtërpcë do të ndikojë në mbi 200 banorë në komunë gjatë dy viteve e gjysmë të ardhshme duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi të reja, të gjejnë punë, ose të rrisin prodhimin bujqësor dhe të gjenerojnë më shumë të ardhura financiare për familjet e tyre.

Projekti INTERDEV 2 promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave në rrezik që të lihen pas me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale.