Lansohet loja Destiny në E3 2014

Loja e re për PC, Destiny u konfirmua në ngjarjen E3 2014 ku do të jetë e gatshme në versionin Beta për PS4 deri në lansimin e plotë në shtator.

Auto & Tek

12/06/2014 00:27

Loja e ardhshme në modelin multiplayer, Destiny, do të jetë e gatshme për tu luajtur në PS4 dhe PS3.

Loja në versionin Beta do të fillojë të shfaqet nga 15 korriku dhe do të lansohet së pari për pajisjet e PlayStation pastaj për të tjerat.

Lajmi erdhi gjatë konferencës së Sony për ngjarjen E3 2014 dhe ishte bërë i ditur nga vet CEO i Sony Entertainment Andrew House. Përdoruesit e Xbox do ta kenë në pronësi këtë lojë pak më vonë se ata të PlayStation, por ende pa një datë zyrtare.

Destiny do të lansohet në versionin e plotë më 9 shtator për PC, PS3, PS4, Xbox 360 dhe Xbox One.