Lansohet fushata për informim rreth zbatimit të MSA-së

Ministria e Integrimit Evropian organizon konferencën për lansimin e fushatës për informim rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe zbatimit të sajë.

Lajme

23/02/2017 07:47

Ky është një projekt bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP).

Fushata informuese ka për qëllim të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes për qytetarët e Kosovës sa I përket Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Ministrja e Integrimeve Evropiane,  Mimoza Ahemtaj, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova dhe Koordinatori për Zhvillim i OKB-së dhe Përfaqësues Rezident i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell, të cilët do të mbajnë fjalime për të hapur zyrtarisht fushatën.