Lansohet aplikacioni që ndihmon gjetje të partnerit

Një aplikacion për takime (romantike) në bazë të kritereve etnike dhe fetare ka filluar të përdoret me të madhe në Rusi. I përshkruar si takimi “me traditat lindore”, ky aplikacion ju ndihmon të gjeni gruan e dytë me vetëm disa klikime, thonë zhvilluesit e këtij aplikacioni.

Auto & Tek

14/07/2015 16:40

Për të qenë pjesëmarrës në Mydiaspora.mobi, duhet kaluar një test serioz duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh, shumica prej të cilave kanë të bëjnë me çështje fetare, raporton e përditshmja Izvestia. Ky shërbim është zhvilluar si një alternative ndaj aplikacioneve të shumta ekzistuese që kanë të bëjnë me takime, ku shumica prej tyre kundërshtojnë traditat myslimane, ka deklaruar themeluesi i aplikacionit Arsen Kazibekov, transmeton lajmi.net.

“Çdo person duket të ketë një familje. Çdo familje ka atdheun e vet”, thuhet në ueb-faqen MyDiaspora. Pasi të regjistroheni, shfaqen disa karakteristika si lajmet, receta për kuzhinën etnike dhe fotot e dikujt nga “toka amtare”.

Kazibekov ka pranuar se aplikacioni i ri për takime është projektuar për të huajt e ndryshëm që jetojnë në Rusi, kurse opsioni për kërkim të gruas së dytë ishte shtuar pas kërkesave të shumta nga të anketuarit të cilët testuan shërbimet para fillimit zyrtar.

“Disa gra të krishtera kanë shkruar se janë beqare, kanë disa fëmijë dhe të ardhura të vogla, dhe janë të gatshme të marrin rolin e gruas së dytë”, ka shtuar themeluesi i aplikacionit. /lajmi.net