Lansohet aplikacioni Google Fit, rival i Apple HealthKit

Aplikacioni i Google për shëndet i cili është aktualisht rival i platformës HealthKit të Apple ka arritur.

Auto & Tek

29/10/2014 16:00

Kompania e zbuloi aplikacionin Google Fit dje, platformën gjurmuese të shëndetit për Android.

Aplikacioni, i cili lidhet me llogarinë tuaj ekzistuese në Google, funksionon si një platformë gjurmuese për fitnes dhe qëllime të tjera shëndetësore, transmeton Lajmi.net.

Njëjtë si HealthKit, Google Fit mbështetet në senzorët që gjenden në celularin tuaj të mençur për të mbajtur të dhëna ditore të aktiviteteve si hapat dhe minutat që qëndroni aktiv.

Përdoruesit munden gjithashtu që në mënyrë manuale të shtojnë ushtrime dhe aktivitete të tjera si çiklizmi dhe ecja.

Paneli i kontrollit të Google Fit është në dispozicion edhe në web gjithashtu, duke i gjurmuar aktivitetet tuaja gjatë gjithë kohës dhe progresin tuaj me ushtrimet apo qëllimet për humbje të peshës, transmeton Lajmi.net.

Ju do të jeni në gjendje që ta lidhni aplikacionin me aplikacione dhe pajisje të dorës së tretë, duke përfshirë orët e mençura Android Wear dhe gjurmuesit e fitnesit si Runtastic, Polar dhe Basis.